Studio Design 3 - UBT WS2015/16
New Structuralism and Novel Tectonics
Structural Ornamentation
UBT - Fakulteti i Arkitekturës
UBT - Fakulteti i Arkitekturës
Emri i lëndës:
STUDIO DIZAJN 3 – Dizajni, Projektimi dhe Zhvillimi i Ndërtesave Ekonomike
Tematika e dizajnit arkitektural:
“Strukturalizmi i Ri & Tektonikat Noveliste”
Ligjërues & Udhëheqës i Studios:
Prof.: cand. Dr. Banush Shyqeriu M.Arch
Ass.: ______________________________
Viti akademik:
2015/2016; Semestri i V-të i studimeve Baçelor
Numri i kredive:
5 ECTS
KONSPEKT
Sot, më shumë se kurdoherë, dizajni arkitektural shihet më shumë si një mjet për të promovuar qëllimet komerciale se sa një fund në vetvete. Në njërën anë, arkitektura në përgjithësi dhe ajo dedikuar domenit publik, sot nuk mund të konsiderohet thjeshtë e ndarë nga roli i saj i synuar si një katalist për zhvillimin dhe revitalizimin ekonomik të një vendi, në anën tjetër, krijimi i një ambienti të ndërtuar për të joshur konsumatoret krijon një komercializim të paprecedent të vet arkitekturës. Në fakt nuk mund të proklamohet ndonjë nostalgji ëndërrimtare për një idealizim në të cilin dizajni është plotësisht i divorcuar nga komercializmi, për faktin se ne tashmë jetojmë në një “diversitet” kulturor të hiperkomodifikuar.
Qendrat tregtare ndoshta paraqesin shembullin më tipik të një spektakli të joshjes dhe njëherit pasqyrojnë edhe fenomenin e hiperkomodifikimit dhe komercializimit të arkitekturës. Shopingu – bërja e pazareve – është bërë pjesë e pandashme e kulturës së pothuajse çdo shoqërie bashkëkohore, i cili fenomen më së miri mund të përmblidhet përmes sloganit amerikan “I shop therefore I am”.
Vendi ynë, i cili ndodhet tashme në dekadën e dytë të pasluftës së fundit, ka një nevojë urgjente dhe të vazhdueshme për zhvillim ekonomik në të gjitha domenet e tij, andaj kontributi i arkitekturës në sferat akademike dhe profesionale/ praktike është pjesë e pandashme në shërbim të këtij zhvillimi, përmes ideve, koncepteve dhe materializimit të tyre për dizajnin, projektimin dhe zhvillimin e ndërtesave ekonomike. Përderisa ndërtimi i objekteve ekonomike prodhuese ka qenë tepër i ngadalshëm dhe në shumë raste pothuajse inekzistent, revitalizimi i objekteve ekzistuese prodhuese ka pasur skenarin me tragjik, ku privatizimi i tyre (p.sh. fabrikave) shpesh ka quar në ri-destinim të tyre me funksione jo-prodhuese apo edhe mos rivitalizimin e tyre fare.
Për më tepër, shoqëritë në shumicën e vendeve të zhvilluara, tashmë kanë kaluar nga era industriale në fazën e post-industrializimit, ndërsa vendet në zhvillim (sikurse vendi ynë) janë në fillesat e tyre. Procesi i ndërtimit dhe metodat e menaxhimit të ndërtimit kanë kaluar shumë pakë nëpër procesin e industrializimit, krahasuar me fushat tjera të prodhimit industrial, si që është industria e automobilave. Mund të pohohet se teknologjia e ndërtimit si tërësi ka mbetur një fushë e prodhimit të gjysmë-industrializuar, përderisa fushat tjera të industrisë prodhuese kanë lëvizur tashme në erën informative të post-industrializimit.
Gjatë erës së prodhimit në masë të viteve 1960ta dhe 1970ta, përpjekjet e para drejtë një industrializimi më të gjerë të ndërtesave u bënë në vendet e industrializuara kapitaliste dhe socialiste. Kërkesat prodhuese e diktuan edhe planifikimin e qyteteve si dhe vet arkitekturën në kurriz të faktorëve social dhe estetikë.
Qëllimi i kursit të Studios drejtë një Strukturalizmi të Ri, do të jete krijimi i një procesi me sistematik të lartë të dizajnit arkitektural duke venë në pah strukturën si pjesë konstruktive dhe ekspresive përmes qasjeve të reja drejtë dizajnit digjital në ndërlidhje me teknikat dhe teknologjitë emergjente të fabrikimit, me që rast edhe ndërtesat industriale janë pjesë e ambientit të ndërtuar si katalist të zhvillimit ekonomik, social, kulturor dhe përjetimit estetik të këtyre ambienteve.